TEKSTI ORIGJINAL

Është bërë vonë që të kthehesh prapë
është shuar drita lotët më janë tharë
më vjen si hije më përkëdhel çdo natë
më përqafon dhe më thuaj më fal

Ti më je zjarr një kujtim i vjetër
ti kërkove mëshirë por atë se gjete
je si një ankth një zemër e thyer
të mendoj për ty më nuk ka arsye

Ti mbetesh vetëm një kujtim
një dritë e shuar në shpirtin tim
ti humbe larg pa më dhënë shpjegim
do të kthehesh prapë te unë të kërkosh shpëtim

Ti mbetesh vetëm një kujtim
një dritë e shuar në shpirtin tim
ti humbe larg pa më dhënë shpjegim
do të kthehesh prapë te unë të kërkosh shpëtim

Është e kotë të mendoj për ty
ti më ike larg pa ma thënë në sy
dashuria për ty më nuk ka kuptim
një copë letër e djegur më ishe ti

Tash kur të shoh me kokën të ulur
ti kërkon respekt por është e pamundur
fjala dashuri për ty nuk ka mbetur
çdo kujtim për ty për mua ka vdekur

Ti mbetesh vetëm një kujtim
një dritë e shuar në shpirtin tim
ti humbe larg pa më dhënë shpjegim
do të kthehesh prapë te unë të kërkosh shpëtim

Ti mbetesh vetëm një kujtim
një dritë e shuar në shpirtin tim
ti humbe larg pa më dhënë shpjegim
do të kthehesh prapë te unë të kërkosh shpëtim

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024