TEKSTI ORIGJINAL

Moj Nana Shqipni, moj kala vigane
Se c'ju kputen vargjet sot kangës dibrane
Teli e çiftelisë zanin se ç'e prishi
Randë e mori lajmen, shkoj Sherif Dervishi

Loti sikur shi, nisi pika pika
Mbledhi kënga shqipe ku i ke djem e çika
Ku jan tokat tona, ku i kem djep e varre
Për Sherif Dervishin me çajt nuk është marre

Çani se na iku pa i dalë rrudhat n'ballë
Na e la çiftelinë një kujtim plotë mall
Me u qu i madh e i vogël, zotit me iu lutë
S'lenë ma aj za ëmbël, s'lenë aj za i butë

Pa këngët e tij qysh me metë miqësia
Për ty Vesel Shehun po e djeg merzia
Pa këngë të gurbetit, pa këngë t'sofrës t'bukës
Pa këngë t'zanav t'malit, pa këngë të Oso Kukës

Çou Sherif Dervishi, çou e hajde knena
T'pret kënga dibrane, t'presin sofra e skena
E di së nuk çohesh, veç po lutna kot
E di së nuk çohesh po zemra po m'thot

Tuj knu vëlla për ty, po m'ngrin gjaku n'deje
Të pret Aziz Ndreu çë shkoj para teje
Heu Sherif Dervishi, tash pusho i qetë
Ti dhe kënga jote, s'harrohen për jetë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024