TEKSTI ORIGJINAL

Sa me deshire marr rrugen per ne Anadolli
e t'jem me shqipet tok, te ngrem nga nje dolli,
e atyre na gezimi, u mbetet fjala ne fyt,
nga lot i perzier me emocione, dolline don me mbyt.

Anadolli, qerdhe anemban mban ne vete
shqipe gjithandej qe shqiptojne:une jam shqipetar,
punojne dite e nate, te palodhur jane si bletet,
i mshehin vijat nje mbi nje te vizatuara ne balle.

Nuk kane harruar jo te emblen gjuhe shqipe,
ne Anadolli tek flen, hane pine e pushojne,
seq e zbukurojne kur flasin ne turqishte:
bujrum bujrum, me theksin arberor.

Gostine e mbajne pezull, nuk e fundos as Marmaraja,
mes miliona njerezve tramvaja e vapora,
te sherbejne ngutas, sa tullumba e bakllavaja,
ne tavernen prane detit, i shijon prani e jona.

Dhe pleqte e rryer, te rrahur si nga valet e detit,
seq kane nje deshire qdo dite qe e vyshkin,
te kthehen edhe njehere, ne vater te te vjetrit,
do vdesin me te qete, kte tregojne niperit per gjysherit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024