TEKSTI ORIGJINAL

Ti ke qenë një sklave,
ti ke qenë një sklav.
Ai si fëmijë ishte në skllavëri
Të punojë detyrohej si ajo e si ti.

Ajo ishte punëtore,
e cila fëmijët në shtëpi i linte.
Ai ishte baba në shtëpi
dhe tërë ditën punonte e asgjë s'arrinte.

Por puna e rëndë nuk paguhej fare.
Përveq kësaj as një ditë të lirë s'e kishin.
E kishin vendosur të bënin revolucion,
Se me vuajtje të lodhur ishin.

Në mesin e punëtorëve ishin organizatorët,
zëri i të cilëve në qytetin amerikan kudo jehonte.
Marshi i tyre u nis dhe përgjatë rrugëtimit
edhe shumë punëtorë të pakënaqur i tuboi.

Fytyrat e tyre tregonin hidhërim e vuajtje.
Rrobat e tyre ishin të leckosura.
Nga gojat e tyre ndiheshin thirrjet:-
Drejtësi e poshtë skllavëri.

Të mbledhurit me halle të shumëta
thirrnin përgjatë rrugës e demonstronin.
Ata kishin thirrje të shumëta
dhe në demonstrata më tutje punëtorët i ftonin.

Sikur lumë njerëzish me pamflete
Ata në sheshin Haymarket u tubuan.
Por thirrjet e tyre kryengritëse
me bomba e plumba u shuan.

Uji i gjakut i gjasonte një lumi,
i cili për drejtësi e liri rrejdhte.
Por ky gjak nuk mjaftonte
që shtypjen e skllavërinë të ndalonte.

Një ditë të lirë e kishin kërkuar,
punëtorët e qytetit Çikago.
Por atë ditë as flijimi i tyre
s'e kishte tronditur askënd si kishin menduar.
Kjo datë historike prandaj
kishte hyrë në historinë punëtore
si datë e përgjakshme për të drejta themelore.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024