TEKSTI ORIGJINAL

Nami dhe fama e përcjellin
Në vende dhe pejsazhe të bukura
Derdh dhe hedh vrerë
Në historinë e shumëpërfolur.

Duartrokitjet e pareshtura
Mbulojnë syzet e tij
I lodhur nga anatema
Futet në anarki.

Stuhia qenien e tij
Si marimanga pushton
Tru-varfëria pjell e shtrembër
Tani ate e anatemon.

Në greminën një metërshe
Llogaria jetësore pret
As thellësia e oqeanit
Nuk e shpërlajn.

tyran j spahiu
Vargje Poetike II
Jeta eshte Dhunti

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024