TEKSTI ORIGJINAL

Të gjitha krijesat do ta shijojnë vdekjen,
kjo është e sigurt!
Dikush më i ri, dikush më i vjetër.
Dikush me kokë në jastëk,
dikush në fronin e luftës.
Dikush milioner, dikush në varfëri të skajshme.
Mund të ndryshojnë rrethanat dhe koha,
por jo edhe akti i vdekjes.
Vdekja as nuk afrohet, as nuk largohet.
Ajo nuk lëvizë, ne në çdo sekondë i afrohemi.
Ajo është statike, kurse ne dinamik.
Engjëlli i vdekjes as nuk vonohet e as nuk ngutet.
As nuk na harron e as nuk na ngatërron me askënd.
Ai vetëm e zbaton urdhrin e Krijuesit.
Tek Krijuesi të gjithë jemi njësoj, vdekatar.
Vetëm Ai është i Përjetshëm.
Nuk ka rëndësi asnjë tipar fizik,
apo rang shoqëror.
Nuk ka rëndësi çfarë kombësie, apo çfarë ngjyre ke
Ka rëndësi a je besimtar besim drejt apo besimtar i devijuar.
Këto dy rrugë e bëjnë dallimin.
Këto dy rrugë kanë cakun e kundërt.
Me aktin e vdekjes, je një më pak në listën e Engjëllit të vdekjes.
Dhe një banor më shumë në barkun e tokës.
Engjëlli i vdekjes do të vi.
Sot apo nesër.
Varet kur e kemi radhën.
Nuk do të shpëtoj askush.
Kush ka lindur edhe do ta shijoj vdekjen,

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024