TEKSTI ORIGJINAL

Prizreni thotë- hapat mu rënduan
Sytë u varfëruan
Maramendjen më imponuan
Trashëgimin ma shkatërruan.

Ç ’u bë me qytetin
Nuk gjallëron gjelbrimi i shëmtuar
Kërkoj Stradivari violinën
Por notat e dashurisë tingëllojnë të munduar.

Qielli gri zhytur në agoni
Lartësitë marramendëse qiellgërvishtësit
Është humbur flakur ajo bukuri
Bjeshkët më janë humbur nga të pamurit.

Në kujtimet e hershme lumi i freskisë
Bregdeti i fëmijërisë
Mbushur me allga fëlliqë-zi
Heshtur notojnë kutërbojnë smirëzi.

Largohem shpirt thyer të helmuar
Emotivisht gërryer të ofenduar
Pyesin kush bëri këtë marrëzi
Këtë lashtësi kaq të zi.

vargje poetike IV

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024