TEKSTI ORIGJINAL

Flatrat e bardha u shkeputen nga kupa e qiellit,
Rete bardhoshe zune rrezet e diellit,
Bora nisi te bjere pake nga pake dhe lehte,
Mes klithmave te zogjve qe enden mbi kenete.

Bora pushtoi te gjithe qytetin tim te vjeter,
Mbuloi me bardhesi rruget e lagjet e ndyra,
Zbardhi kudo, mbi cati pragje hone e rrepira,
Me debore te bardhe e gjithe menxyra.

Nga bardhesia vjen shkelqimi dhe pastertia,
Ne zemrat e njerzve ku mungon dashuria,
Qe tashme ka ngecur, eshte fikur,
Ka ngel vend numero ne shpirtrat e mykur.

Nga qielli i meshires, u derdh debora e bardhe,
Mbushi kuroret e pemve, mbushi moll e dardhe,
Mbushi malet pyjet, e prape flokzat nuk ndahen,
Duhet shume debore qe shpirtrat te lahen.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024