TEKSTI ORIGJINAL

Në pranin tënde ndihem aq i gjallë dhe aq i lumtur,
Sa që dua që koha të ndalet dhe ligjet fizike Zoti ti pezulloj
Dhe mos të funksionojnë ashtu siç janë urdhëruar.
Në heshtje përball teje i lutem Zotit që kjo lumturi të zgjas,
Deri në çastin kur Meleku i vdekjes të vi e të më marrë shpirtin.
Dua që këto çsate të zgjasin përgjithmonë.
Çastet me ty nuk janë vetëm dromca jete,
Që dikur do të shuhen, harrohen e do të fiket hiri i tyre
Dhe pluhuri i harresës i mbulon.
Por janë shekuj që gëzimi i tyre duket se po fluturon,
Por shija e tyre zgjat me shkuj.
Me mijëra vargje do i shkruaja, dhe atë lumturi,
Nuk do të arrija ta përshkruaja.
Po majftohem me këta rreshta të pakët në sasi e volum,
Por të shumtë në emocion e dashuri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024