Teksti Origjinal

Cak e cukë përmbi çati.
Një shtegtar qe vije, për vjet,
Me plotë endje e mjeshtri
Po ndërtonte, çerdhen vet.

Me mjeshtri e plotë kujdes,
Kashtë e llac i bënin bashkë.
Ciu e ciu, si të kishin shpresë
Se një ditë shumë kam me i dashtë!

Unë si fëmijë, "mistrec i vogël"!
Nganjëherë hedhja ndaj gurë.
Fat i madh qe si qëlloja.
S'mund ti hedhja, përmbi murë!

Po ta dija, për pakë vite
Se dhe vet do jem shtegtar.
Ika me tre dallëndyshe,
Larg n 'veri këtu kam ardhë.

Edhe ne tash kem dy çerdhe.
Një këtu, e një në atdhe,
Lamtumirë e mirëserdhe.
Për të tjera nuk dimë ne!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020