TEKSTI ORIGJINAL

Jam Gjirokastrit nga soi,
jam Gjirokastrit nga rrënja.
Kam lindur ku buron kroi,
atje ku gjëmon dhe kënga.

Atje piva qumësht gjiri,
Atje përqafova nënën,
Atje derdha lot nga syri,
Atje kam filluar këngën...

Kur iki nga Gjirokastra,
Prapë atje e tret shikimin,
Për atë më shkruan pena,
Se ajo ma jep bekimin...

Në atë baltë të tretem,
Se ajo baltë më rriti,
Po prapë i gjallë do t`mbetem,
Kur linda ajo më priti...

Dhe atje në varr i tretur,
do t`më zgjuaj zëri i nënës.
Në arkivol i mbështetur,
Gjirokastriçe t`ia marr këngës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024