TEKSTI ORIGJINAL

Desha në jetë të isha i ndershëm
Kapur pas fjale, si burrat e hershëm.

Desha mes robërish të isha i lirë
Poezi të thurja duhan duke pirë.

Të pija duhan e çdo natë të flirtoja
Puthje me sharm e me epsh të dergoja.

Desha që mbrëmjeve ti vardisesha gotës
I dehur ti thoja të vërtetat gjithë botës.

Të jepesha në flijim, si Prometeu zjarrin
Diku midis ferrit t'ma zhvendosnin varrin

Varrin e ideve, mes djajve të paprekshëm
T'ma zbrisnin nga qielli, do isha i pavdekshëm.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024