TEKSTI ORIGJINAL

Kur nata të përgjumet në qepallat e tua
Si xhamat e qelqtë që i mbyll qepeni
Unë do vij ngadalë të të them,-Të Dua
Do hyj tinëz njerëzve kur ju të mos jeni.

Në detin e ëndrrave mes të qetave valë
Do lundroj krahëhapur,e ndoshta do të mbytem
Imazhin tënd kërkoj në dallgë e në valë
Me emrin tënd në gojë,fundosem e zhytem.

Ti do qash pa zë gjer sa të rendojë gjumi
Do zgjohesh e mua me sy do më kërkosh
Si shkarpa e drurë që merr me vete lumi
Do marresh kujtimet e jetën do vazhdosh.

Albi Lushi. 19 Qershor 2016

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024