TEKSTI ORIGJINAL

Peizazhet te rrejne sot ne kete dite me shi,
shiu mbush pellgjet qe rrjedhin nga dal.
Ashtu kote zvarritem neper rruget e lagura,
me heshtjen time, pa folur asnje fjale!

Fundja nese flas, kush do te me degjoj?
veshtroj horizontin, dhe hapin e ndal.
Nje deshire e castit me vershoi ne mendje,
te vallëzoja me flokezat e debores ne mal.

Sot eca mbi pellgjet e shiut dimeror,
mbi supet e mija rendojne pikat e shiut,
Rrjedhin me vertik pikojne pika pika,
perplasur me forc nga era e Veriut.

Mbremja afron, dritat verbojne rruget,
dita po perthyet edhe ze te struket.
Prap sonte nje nate e merzitshme me shi.
ujra qe rrjedhin, cati qe zhurmojne e njejta melodi!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024