TEKSTI ORIGJINAL

Gjithçka ka fillimin
Dhe fundin e vet
Ti mos u dorëzo
Ngaqë një rrugë tjetër të pret.

Jeta nga asnjë njeri
Nuk parashikohet
Ajo është e shkurtër
Me persona të dashur jetohet.

Për gjithçka
Egziston një zgjidhje
Për gjithçka
Ka një të mirë që të pret
Nuk duhet t'i humbasësh shpresat
E të heqësh dorë lehtë.

Në jetë dëshirat
Janë të panumrueshme
Nuk mundemi të gjitha t'i realizojmë
Por për ato që i kemi
Duhet Zotin t'a falenderojmë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024