TEKSTI ORIGJINAL

Në zemrën time të vogël është një lumë
Në atë lumë ka guaca ka dhe peshq shumë
Njëri aty është nga përralla ai peshku i artë
E zura dhe ai më shikoi e më tha qartë
Më lësho dhe t`i plotësoj tri dëshira
Moj ti çupë e bukur me kordele të mira

Ngurova, pastaj e lirova zemrës falë
Ai i kuqërremtë në të verdhë iku në valë

0h mami, cilën dëshirë të parë t`ia flas
Të më dhurojë akullore apo libër me shumë fletë
Dëshirën e dytë në qiell t`ia shkruaj, yllit t`i ngjas
Apo fluturën që i çel e mbyll krahët në manushaqe

Më thuaj mami, ç` të bëj me dëshirën e tretë -
T`ia kërkoj mollën e kuqe maje dege,
Apo zogun ta ushqej me kokrra shege?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024