TEKSTI ORIGJINAL

Në qytetin më të madh, ku të gjithë e gjejnë gëzimin,
Unë takohem me vetminë më të madhe.
Në qytetin ku të gjithë e takojnë dikë,
Unë takohem me dhimbjen time.
Ne qytetin ku te giithe e kane dike, une nuk te kam ty.
Rrugët e mbushura plot njerëz, unë shëtis i vetëm.
Në sheshet ku të gjithë shëtisin të gëzuar, unë ulem dhe kujtoj kohën kur shëtisnim ne.
Sa shumë njerëz e gëzim, por unë jam i vetëm, sepse mungon ti.
Asgjë nuk ka shije të ëmbël, pa ty.
Heshtje në mes zhurmës, sepse mungon ti.
Lot në mes gëzimit, sepse mungon ti.
Vetmi në mes të mijëra njerëzve, sepse mungon ti.
Në qytetin e madh, askush nuk është sikur ti.
Në qytetin e madh, unë e pi kafen i vetem.
Në qytetin e madh, unë nuk e njoh askë.
Në qytetin e madh, unë jam strukur në qoshen e dhomës së vogël.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024