TEKSTI ORIGJINAL

Ne dy zemër jemi harxhuar
Asgjë më nuk na bashkon
Ajo dashuri që ne e kishim
Sikur uji në lumë, tani drejt fundit po shkon
Njëmijë sharje e fyerje, drejt meje i bëre
Asnjëherë nuk ta kam kthyer
Aq sa unë të kam dashuruar ty
Ti dy fish më ke urryer
Për asgjë pishman nuk jam
Edhe pse nuk të kam afër
Ende zemra brenda të mban
Nuk mbaj shpresa se do kthehesh
Nuk mendoj se prapë do vish
Kjo botë nuk qenka për ne
Edhe pse u dashuruam marrëzisht
Por kështu e paska jeta
Gjërat e bukura nuk t’i lë
Vetëm pikë në zemër të mbesin
E pastaj gjumi nuk të zë
Dashuritë e mëdha në letra mbesin
Realiteti nuk i pranon
Dashuria e përkryer është trillim
Vetëm në përralla ekziston
Lotët janë dëshmitarë
Se dhembja e vuajtja ekzistojnë
Dy zemra që dashurohen pa asnjë hile
Kurrë njëra-tjetrën nuk e harrojnë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024