TEKSTI ORIGJINAL

Sot u pame-e sot u ndame
Dhe nuk thame njeze fjale;
Kur u ndame vame-e qame,
Qame shpejt ca lot me vale.

Edhe shpejt kur me te dale,
Vame-u pame-e shume thame,
Thame fjale, fjale, fjale,
Pastaj kurre me s’u ndame.

Nuk u ndame-e vete thame:
C’keto fjale? c’keto lote?
C’ky vajtim q’u vrame-e rame
Shkrumb e pluhur nene bote?

Ah kur rame, kur u dhembme,
Ndritej dhembja drite-e arte…
Kur u dhembme, kur u shembme,
Shkrepej yll ne qjell te larte…

Yll e drite bukurija,
Qjell i larte perendija,
C’vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s’plas kjo dashurija.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024