TEKSTI ORIGJINAL

Në dhomën time të bërë lëmsh, përzier libra, të vjetra shumë në disa herë dhe në dollape e në sirtare,
del prej një kapaku të vjetër kokë e bronztë e Homerit të lashtë dhe e pashë mu duk atë, autorin e madh në antikitetit grek,
me kokën e tij të madhe, me hundën e përgjakur prej të ftohtit të dimrit dhe me sytë e pasy, se nuk i ka, poeti i mallkuar i verbëruar,
e pabesueshëm ai poeti gjigand i letërsisë mbarë, nisi të më flasë, në hije të natës, në dhomë të errët të rrëfejë të madhen “Iliadë”.

E kështu Homerin e bëra mikun tim, çdo natë vinte dhe më rrëfente nga një copëz pjesë të legjendave të lashta, ç’kishte ndodhur në lashtësi,
mrekullinë nuk mund ta zhbësh, sado mbetet mrekulli, është mesi i artë i botës- rrënjë e kulturës antike që përhapi valët si tërmet me magnitudë të lartë, në tërë kombet e njerëzimit, vezullimi deri në qiell,
e kombet sillen rrotull diellit edhe sot, që të gjitha nën sundimin e Darit, mbretit pers, dikur mizor, sot buzëqeshje e hidhur e njerëzisë është,
botë e rrokullisur, hënë “e ngrënë” kafshuar prej yjeve që digjen në agime, e disa prej tyre përfundojnë në male, shuar krejt në marrëzi.

Ka ndryshime të mëdha, radikale e tejet larg imagjinatës në mos, mes dje dhe sot, nuk është sot si ishte dje dhe dje nuk ishte siç është sot,
dehshëm dje, dehshëm sot, këto të ndryshojnë nuk bën, elementet bazë të njerëzimit, por natyral ishte dje, sot futur në gigibite, tekno e marrina të ngjashme,
natyra ishte pranë, forca shtypej, e mira dilte në sipërfaqe, në sipërfaqe dilte e mira dhe e keqja shtypej,
ndërsa edhe qendra e botës ka ndryshuar, cikle të pakthyeshme, kur dje je keq sot je mirë, e kur dje je mirë sot je keq, Greqia është cep i globit, Amerika e paekzistueshme qendër e botës, marrëzisht, gjithçka kthehet e për këtë na duhet vetëm shembulli i Mongolisë, dikur vatër e madhështisë, sot mjerimi i mjerimit të mjerimeve! Mitet në këmbë si mortje e gjallë!

Po sa bukur tregonte Homeri, Akilin, Priamin, një kalë, një karrocë dhe një Helenë si mollë e sherrit, shembja e një “perandorie” nga pabesia,
me kaq emocion, me aq vrull sa era që fluturon skaj më skaj, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, dridhej, piqej, hidhej, me duart tek bëheshin hi e prush, tregonte sërishmi ata tregime, ata histori që ngjallin mornica në mbarë këtë glob të vogël dhe të madh njëkohësisht,
e ndërmend në këta rrëfime më shkonte se edhe sot ka shumë ngjashmëri me atë kohë, kurrë nuk vdesin heronjtë e lashtë, janë rrëfime e epope të dëftuara dehshëm e që gjallë janë e do mbeten kurdoherë,
por ka një dallim të thellë e të madh, të madh e të thellë, që të trishton e të plogështon, deri në kockë e në zemër të ngratë, deri në shpirt, e në ndjenja thellë.

Ç’të trishton e ç’të bën të mallkosh në këtë ditë? E vërtetë është se edhe intriga, edhe pabesia, edhe trimëria, e keqja, e mira, e zeza, e kuqja, të gjitha janë edhe sot,
sikundër ligësia, krimi, gënjeshtra, marrëzia e një kohe të pakohë e heronjve që janë në libra më së paku, e pak rëndësi ka në ekzistojnë apo jo,
por ndryshe nga ajo kohë, ku primare ishin emocione, ndjenja, bukuria, ëmbëlsia, dashuri e pastërti, mall, zemër, lot, dëshirë, hare, lumturi e gaz, e këto vlerësoheshin mbi të gjitha,
sot përmbysur janë, e në vend të këtyre, fiton ftohtësia e llahtashme, një emocion i zhbërë, një fytyrë e ngrirë, një hipokrizi e madhe, një lavatriçe me njerëzinë brenda që zjen përditë në trajta të egra. E me vete vetiu pyes: Në botë të tillë, në mot pa mot, lot i zi që bëhet kokërr, kur lot e mall vetëm shtypet, po Homerin ku ta çoj?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024