TEKSTI ORIGJINAL

Ti hedh shikimin gjithmone, nga dera
Une ikur jam, nje rruge te gjate,
Ti thua, ndoshta, kur te vije pranvera
Dhimbja ime, s’do te njohe me nate.

Keshtu ne pritje, ti plakesh e tretesh
E malli te kalbet, dale-ngadale,
Ne shikim ti prape e njejte mbetesh
Dhe zemren e ke, te ngrohte vale.

Por une do te vonoj, e dashur nene
Nuk mund te kthehem e te vij tani,
Zinxhire te trashe me kane hedh’ ne kembe
E lote te nxehte me rrjedhin nder sy.

Andaj dhe te lutem, me prit, sa ke jete
Se ti je e vetmja, e embla dashuri,
Kur une te mbyll syte, jete mos te kete,
E di, n’ate cast, do te shuhesh dhe ti.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024