TEKSTI ORIGJINAL

Ti je ma shume se nji anderr
Je dhimbje qe fle ne gjoksin tim te lodhur
Je cdo gje dhe asgje ne te njejten kohe
Kur them asgje, nenkuptoj se pa ty i tille jam ne kete Bote
Je dashurie e pare, shikimi i pare i syve te perlotur
Je buzeqeshje e gjakosur, je arome qe te ve ne gjume
Ti je kenge vaji, ti je mall shekullor i zemres se thyer
Ti prehja e shpritit tim, bukuri e magjepsur kur nata erresohet
Me lere te jetoj kete jete duke mos u ngopur me pamjen tande
Me lere ti numoroje vitet duke te kujtuar ty
Me lere te jem te ti, se ti je vete une.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024