TEKSTI ORIGJINAL

I lodhur nga interesaxhinj
Nga vajza të ndyra
Nga njerëzit e kqinj
Me më shumë se dy fytyra.

I lodhur nga zhvatësit që nuk kursehen
Dhe që pas vjedhjes ti thonë dhe dy fjalë.
I lodhur nga ata që në pasqyrë vrehen
E nuk e shohin se fytyrë më nuk kanë!

I lodhur nga ca maskarenj
Që popullin e shkretë përdorin.
I lodhur nga ca budallenj
Që përdoren e kujtonë se përdorin!

I lodhur sa më s’ka ku të vej...
I lodhur se: “S’ka si andej!”
E kur andej venë...
Të lodhurit kërkojnë mëmëdhenë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024