TEKSTI ORIGJINAL

Fuqia e dashurisë
labirinth i ndjenjave të shkruara
epsh
poetikë epike
art i mundësive të gdhendura
bukuri
respekt
në natyrë këtë të përsosur
unë, ti, hedhim vallen e vargjeve...
brenda
...dhoma, aromë e klithmave
ndiej pasionin e zjarrtë në ajër,
tyran, pas pak do kthehem
pres,
çaste të stërzgjatura përjetojë
ç'është kjo befasi, ç'ngjet në trurin e saj,
hyri
veshur në këmishën e tejdukshëm
erë e këndshme dashurie
përfshiu trupin tim,
vetëm shlirohu, asgjë mos pyet
gishtat e holla ndiej në trupin tim,
frymëmarrje epshi
klithmat, klithmat janë që dëgjohen
zhytur jemi, në dhomën e dashurisë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024