Teksti Origjinal

Dhe sa kohë në këtë botë
Do ti duhet ende njeriut
Për të konsumuar
Të njëjtën llojë frike
Që ka provuar dhe në lashtësi.

Sa vuajtje shpirtërore
I duhen njeriut në një jetë
Që frika të marr kënaqësinë...
Dhe sa kohë tregimet e fëmijërisë
Do të ndikojnë ende brenda nesh
Ku mes shokësh, mbrëmjeve me xixëllonja
Kishte gjithmonë ndonjë idiot të guximshëm
Që fliste për xhindet, shtrigat, fantazmat.

Dhe sa kohë shoqëria njerëzore
Do të vazhdojë ta konsiderojë frikën
Si një domosdoshmëri qetsuese për masën
A do ndodhë ndonjëherë në këtë jetë
Që ligësia e njeriut për njerin
Të shuhet vërtet?


Dijeni mirë o njerëz të frikës
Me mornica trashgimtare se,
FANTAZMA MË TRONDITËSE
Që fsheh errësira,
ËSHTË DORA E NJERIUT.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020