TEKSTI ORIGJINAL

Buron lart nga mali
Uji i kulluar
Vajzat turtullesha
Shkojne per tu freskuar

Lajne syckat e zeza
Ftojne kembe e duar
Jane lodhur keputur
Vijne per te pushuar

Vijne vajzat e botes
Me canta ngarkuar
Majave alpine
Per ti eksploruar

Djemte tane beqar
Jane te edukuar
Jane udherrefyesa
I kane shoqeruar

Cadrat portative
I kane perqendruar
Bukurite perrallore
Kane per ti shijuar

Buron lart nga guvat
Uji i gurgulluar
Natyra shqiptare
Boten e ka zgjuar

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024