TEKSTI ORIGJINAL

Kur thatësia tokën e kishte mbuluar
E çdo gjë ishte përvëluar
Uji ishte ndalur
E të mbjellat ishin shkatërruar
Musai ky burrë i lavdëruar
Beni izraelët një ditë i kishte tubuar
Nën diellin që po digjte gjithçka,
Allahut shi për të kërkuar...
Filluan të gjithë me lutje
Musai po u printe
Lutjet po i bënte një pas një
E shi nuk po binte
i çuditur ky i bekuar
Si shiu nuk po niste
Vendosi qe Zotin
Në atë çast ta pyeste
"O Zot i madhëruar, para teje jemi nënshtruar, Në secilën çështje më je përgjigjur
E gjithmonë më ke ndihmuar.
E tani çka po ndodhë, duanë ma ke refuzuar?" Zoti, Musait po i thotë
"Në mesin e juaj një mëkatar është,
Dyzet vite më ka mëkatuar,
E asnjëherë nuk është penduar,
Po nuk iki ai, shi nuk kam për të lëshuar". Musai popullit të tij po i flet
Me zë kumbues thirri
"Mëkatari nga safat të lëvizi
Le të largohet nga ne në shtëpi të shkojë
Nëse doni që Zoti shi të na lëshojë"
Kaluan ca çaste e askush nuk lëvizi
Heshtja të gjithë për fyti i lidhi
Ai në këmbë ende po priste
E askush ende nuk po lëvizte.
Një zemër e ngurtë, për një çast qau
Një dua me qiellin me të shpejtë e ndau
Disa lot në faqe mjekrën e qullën
Pendimet e tij sikur shigjetat dolën
"Mos më turpëro o Zot, gabimet mi fal
Unë jam rob i Yti, të kërkoj me m’falë,
Mëshira e jote është më e madhe
Se gjynahet e mia
Mos i privo të gjithë nga freskia
Mi fal o Zoti im mëkatet e mia.
Për një çast nga qielli
Shiu po pikonte
edhe mëkatarin tani e freskonte
Musai i habitur me çudi shikonte
Si po binte shi e askush nga radhët s’po shkonte
E Zotit i tha: "Ai nuk doli nga safat, por shiu ra" Zoti me qetësi, Musait i tha:
"Ai u pendua tek unë, në baltë nuk e lë
Nuk e turpëroj robin tim, në sytë e miletit
Le të mbetet mëkati, mes Meje dhe të sinqertit

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024