Teksti Origjinal

Këtij Nëntorit i iku ngjyra e kuqe
Ai ka mbetur në Zi
Flamuri valon në gjysmë shtize
Pa ndjen festive erdhe Nëntor ti.

Le një djep nën rrënoja e nën gur'
Pa nënë ta përkund me dur'
Pa fëmijë mbeti ai djep,
Dhe Ninulla e kënduar u rjep.

Shqiponja shihet në bjeshkë tek loton,
Shkëmbinjët atje mbahen të fortë,
Ato janë themele të Nënës Shqipëri,
Flamuri po valon në gjysme shtize,
Nëntor, erdhe në Zi

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020