TEKSTI ORIGJINAL

Poezi te bukura
Qe te len pa gjume
Jan ato vitale
Fantazi e brume

Jan ato qe yjet
Ne toke i rrezojne
I thurin kurore
Nuset zbukurojne

Jan ato te thjeshtat
Qe kane sy e vesh
Malet i bejne fusha
Boten e ngrene pesh

Ujin e lumenjve
Qe rrjedhin ne det
E fusin ne turbin
Prodhojn drit e jete

Dimrin e acart
E kthjen pranver
Pleqve u kthejn rinin
I bejn shend e vere

Djemte i bejne me krahe
Me vajzat kercejne
Diskot i permbysin
Me yjet defrejne

Femijet i bejne trima
Kalores Ilirian
Rrezojne perandori
Pasha e bejne fukaran

Poezi te bukura
Sot po shkruajn aq shume
Po ato pikante
Shkroi Getja dhe une

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024