TEKSTI ORIGJINAL
A je ti diku atje?
Sepse s’mundem të t’harroj
Sikur ujë nën urë ti më ike
Dhe pse ishim bashkë ndër vite
T’lutem kthehu ti
Pa lamtumirë, ti po shkon për t’mos u kthyer
Dhe si përherë unë do mbes me zemër t’thyer
Por
Do t’më kujtosh, do t’më kujtosh
Mbete vetëm një dëshirë në yll
Ky kapitulli ynë u mbyll
Ti do kthehesh por do t’jetë vonë
A je ti diku atje?
Sepse s’mundem të t’harroj
Si kaleidoskop që për çudi
Ngjyrat t’gjitha i kthen në gri
Ktheje kohën ti
Pa lamtumirë, ti po shkon për t’mos u kthyer
Dhe si përherë unë do mbes me zemër t’thyer
Por
Do ta kuptosh, do ta kuptosh
Ti t’vërtetë dikë nuk e vlerëson
Por do t’gjesh atë që ti kërkon
Ti do kthehesh por do t’jetë vonë
Do t’jetë vonë