TEKSTI ORIGJINAL

Me shani, nga qe dua Djanen,
Nje vajze me sy pa faj,
Ju lutem, mos ia ndyni famen, ...
Eshte Engjell zemer e saj.

Me shani, sepse Djanen dua,
(Oh, c'perendim mbi buze!)
Sa bote e tere, i vlen nje thua,
Kur qesh e kthehet shpuze.

Se, Djanen dua, ju me shani,
Me thoni"i pa cipe..!
Ajo te deh si raki mani,
...tek sa pulit vec syte...

Sa sharje...vec se dua Djanen...
(E dua, perseri...!)
Ka vite qe s'ia gjej dot anen,
Per ju, s'dua t'ia di.

Se, Djana eshte ambroze hyjnish,
Dhe...ju, po ta takonit,
Do thoshit:"Eh, c'Engjell qe ish,
Sa une, do ta donit...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024