TEKSTI ORIGJINAL
Shpesh nga luftërat e mëdha kthehemi
Me fitore të betejave të rënda
Të jetës
Ndjehemi të fuqishëm
Dhe fitues
Por edhe aq të pafuqishëm
Sa na nevojitet një dorë
Të mos na e lëshojë dorën
Një krahëror i ngrohtë
Për ta mbështetur kokën
Aty të ndjejmë
Se ende një zemër e mirë
Rrahë për ne
Se plagët po na vënë kore