TEKSTI ORIGJINAL

Nuk zmbrapsem
as para natës më të zezë
e çaj me thonj
dhe nxjerr dritë e cila kullon
si gjak i bardhë
në grushtat e mi të hapur
gjersa rrëmbushen
si me ujë të cemtë kroi
për t’i shpërlarë
sytë e molisur nga pamjet
me hije të zymta
që të shoh përtej errësirës
së dendur si baltë
atje ku ec një njeri prej dielli
e ta thërras zëshëm
që të vijë me vrap drejt meje
si diogjen i gëzuar
për ta ngritur nga një dolli
me pije drite.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024