TEKSTI ORIGJINAL

Nata largohej pa zhurmë ngadalë,
në horizont u shfaq një dritë e ëmbël,
ikëm dhe ne me natën u ndamë,
u tretëm si tretet në agim një ëndërr.

Dashuria iku, s’jetoi me ne,
e lamë të iki dhe unë e ti,
si mund të jetohet një jetë pa jetë,
me shpirt të zbrazur e pa dashuri?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024