TEKSTI ORIGJINAL

Të kam thënë, o mik se ke gabuar
Nuk ke qenë i vogël për tu mashtruar
Të kam thënë mos rri me karrierista
Se jeta është me batica e zbatica.

Të kam thënë, o mik se të ndrydhin
E si gjizën të shtridhin
Të kam thënë të e mbash drejtimin
Se do e humbësh drejtpeshimin.

Të kam thënë mendjen mblidhe
E mos puno si dhelpra me hile
Të kam thënë mos të futesh në valle
Se dikur me ty do do të bëjnë hajgare.

Të kam thënë, o mik të rrish vertikalisht
E mos të bëhesh rasoj i prishtë
Të kam thënë të i ikësh dredhive
E mos të futesh në rrugicën e dhive.

Të kam thënë, o mik kshtu është jeta
E një ditë triumfon e vërteta
Ty do mbetesh i rrjepur për lëkure
E do të mbetesh vetëm një paçavure.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024