TEKSTI ORIGJINAL

Mbi bjeshkët me dëborë
zbardhin lehet e mëngjezeve
krijohen peizazhe magjepsëse
kur lëshon dielli rrezet.
Deri lartë në qiell
lisat janë të gjatë
nëpër degzimet e tyre
mbështillen rrezet ngrohtë
E kaluara dhe e tashmja
zjarr i ndezur në syrin tonë
korbat e zgjuar- zemra si duron
tupanat bien -gjëmojnë
Heshtur toka nën dëborë
numron hapat tonë
kohën e ikur për ta zënë
të shpejtojmë na trimëron.
AhmetOsman

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024