TEKSTI ORIGJINAL

Jam ende ne prill
E syte me behen blete,
Humbasin mes lulesh e nuk duan te kthehen ne shtrat.

Jam ende ne prill
E ndjek si i marre gjelberimin
Qe ngjitet pa proteze drejt malit.te larte.

Jam ende ne prill
Dhe sofren u shtroj dallendysheve,
U jap leje te ndertojne folete ne ballkonin tim.

Jam ende ne prill
E dritaret i hap me kanat,
Bilbilat ta djegin dhomen e gjumit.

Jam ende ne prill
Dhe kuajve te ererave
Kerkoj t'u gjej nje nallban.

Jam ende ne prill
Dhe reve tekanjoze
Kemishen e zeze dua t'ua gris.

Jam ende ne prill
E Paganinin e muajve e dua
Te luhen kapriçot une me te, ai me mua.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024