TEKSTI ORIGJINAL

Në homazh të ushtarëve në Luftën Malvine (Folklands), Argjenitë 1982

Pse zvetënim dhe grahma?
Pse kripësirë?
Zgripe të ngrira të etjes dhe pyetjeve.

Pse nënat janë duke qepur kryqe në uniforma;
pse këmbë dhe jo hapa,
duar në tokë,
gojë e hapur, xhepa bosh.
Letra të mallëngjyera dhe zhurma e fluturimit.

Pse grushti i përgjakur në zemër të rinisë?
Zgavra në lutje. Fjalë të gjunjëzuara.

Pse të gjithë emrat në sytë e shuar të fajit?
Duke fshirë lotët;
shpërthim i nxituar mbi pafajësinë.

Kush i nxiti trillimet e urrejtjes?

Kush i ngjalli sytë dhe qepallat e frikës?

Diku e qeshura u ndal.

Dikush mbylli dyert e dashurisë
dhe pati luftë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024