TEKSTI ORIGJINAL

Ti mos ki frikë i dashuri im,
Nga heshtja që të fton në valse vetmie,
Në heshtjen time edhe unë krahët nder,
Dhe brenda zemrës shemben muret,
Dhe humnerat bien…

Ti mos ki frikë nga kjo ëndërr a zhgjëndërr,
Klithmat e vdekjes nëpër ditë dhe natë,
Brenda shpirtit kërkomë, se aty jam,
Një dritë e vogël që luftoj me hijet…

Ti mos ki frikë i dashuri im,
Nga kjo heshtje që të fton në valse vetmie,
Me heshtjen, krahët dhe rrahjen e zemrës kam tretur,
Se bashkë jemi në valsin e çmendur…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024