TEKSTI ORIGJINAL

Në fëmijërinë time ndryshe ishte
Në veshë dalloheshin mbretëresha e mbreti
Por, nëse një djalë një vath do ta kishte
S’kish’ asnjë dyshim: ishte djalë hasreti

Vetëm në njërin muaj, verboheshin perënditë
Dhe s’dihej: kush ishe vajzë e kush djalë
Ndodhte në qershor, kur piqeshin qershitë
Dhe kusherirat e kuqe vareshin vërdallë…

Edhe unë si shumë djem të tjerë
Nuk vura kurrë vathë floriri në veshë
Por dy binjake qershi i kam vënë shpeshherë
Dhe ndonjëherë, të tërin një kalavesh

Në kohën time ishte krejt ndryshe
Vathë për djem bënte vetëm ustai i qershisë…
Ndaj, kur i kacavireshe asaj dhe kapje një dyshe
Kaq ishte! S’njihnin djalë a vajzë vathët e perëndisë…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024