TEKSTI ORIGJINAL

Ike!
duke më lënë të mendoj se për njeriun,
vetëm Zoti dhe vdekja është besnike.

Kur ne luftonim me lumin e mosbesimit,
ti çave qiejt,
për të dorëzuar shpirtin që e kishe marrë hua.

E mbas le dhimbje,
le mua,
le mall që as nga akujt e Antarktidës,
as nga rërat e shkretëtirës s`u mbulua.

Ike!
në një buzëmbrëmje
kur dita natës iu dorëzua.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024