TEKSTI ORIGJINAL

Do të vij sërish dhe pse më të dashurit s'janë më,
Miqtë e vjetër kanë ikur po thuajse të tërë
Dhe shtëpia po i gjunjëzohet tokës e rënduar,
Çdo ditë e më shumë...

Do të vij sërish dhe pse askush s'më pret,
Veç një copëze jete, varur në degët hardhive,
Vetvetja e shpërndarë si polen nga veriu në jug,
Sa herë që vij dhe shkoj, si fugë...

E di, s'kam arsye, por do të vij sërish e sërish,
Kokën të vë mbi bedenat ku zanafillën pati jeta,
Dorën tënde të ndjej mbi supet e lodhura,
Unë, biri yt besëprerë, Rozafë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024