TEKSTI ORIGJINAL

Nëpër rafte, libra shumë,
Humbin fjalët nji nga nji,
Faqe librash të kërkoja,
Bibliotekës në vetmi.

E në heshtjen e llahtarshme,
Qarkullonte zëri jot,
Se nga ç'libër psherëtinte,
Nuk arrita ta gjej dot.

Mes aromës faqeprishur,
Qe përzjerë ai parfum,
Që në netët e mëparshme,
Në jastëk ndjehej në gjum'.

E sot, vetëm s'kuptoj gjë,
Dua librin tënd pa titull,
E kërkoj në bibliotekë,
Por s'e gjej, është venitur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024