TEKSTI ORIGJINAL

Nga kreu i Dangëllis’, dalloj me mall,
Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë,
Samin prej bronxi, Abdylë e Naim benë
Po ti, Mit’had, pse nuk je aty, vallë?

Ti Lumo, u prive burrave të rrallë,
Në Manastir, e bëre alfabenë,
N’Europë, ti e mbrojte mëmëdhenë,
Të gjuhës shqipe, shpuzë, mbajte gjallë.

Në Vlor’ me Ismail’ ngrite flamurë,
Makutve fqinjë, maskën u a çorre
Dhe amët muhaxhir’ në mbrojtje i more.

I ajkës kombit prijs, o Lumo, o burrë,
Që nga të kuqtë u shave t’hodhën gurë,
Profet ngel Ti, medet, s’ke një shtatore.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024