TEKSTI ORIGJINAL

S’di çka po ndodh kështu

Kaq shumë dushk
E kaq pak gogla në shitje

Kaq shumë këmbë
E kaq pak ecje nëpër rrugë

Kaq shumë faqe
E kaq pak përqafime

Kaq shumë duar
E kaq pak shtrëngime

Kaq shumë vargje
E kaq pak poezi

Kaq shumë veshë
E kaq pak shije për të bukurën

Kaq shumë sy
E kaq pak pamje në të ardhmen
Kaq shumë koka
E kaq pak tru

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024