TEKSTI ORIGJINAL

Unë jam si drini plak,
që rrjedh i lirë nga natyra,
më pëlqen të m'gudulisish pak,
të më qesh dhe mua fytyra..

Më pëlqen melodia ime,
kur kërcej gurë mbi gur,
vizatoj rreth meje paqen,
distiloj një shpresë të lirë..

Timbër hapësirat e mendimit,
si gjurmët në rërën e lumit,
vargjet e mia një psherëtimë,
muza resh a krizantemë..!?

Rrjedh e rrjedh pa prekur jetët..
nënshkrimi im i plasaritur,
nuk do mbyll sytë edhe netët,
fjalë të hedhura aty këtu poezia t'mos mbetet..

Përkëdhel rrezet e lagura,
me imazh afrohem ngadalë,
ti rrjedh e qesh me mua,
unë, heshtjen dhe valët dua..!?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024