TEKSTI ORIGJINAL

Një dëshirë sapo më lindi..
të puth dy sytë e bukur..
ndër livadhe plot me lule..
si të t'kap unë ty moj flutur?!!

Ndonjëherë shkon e fshehesh..
si agjente më vëzhgon..
herë tjetër më maskohesh
e të shfaqesh shpesh harron!!!

Pastaj të lodhur, të sfilitur..
livadheve gjumi më zë..
dhe ti shfaqesh e mërzitur..
jastëk në kokë më vë!!!

Mëngjesi më takon të dehur..
nga aroma e trëndafilave..
por ti prapë rri e fshehur..
e mistershmja, flutura ime!!!

Një dëshirë sapo më lindi..
të t'kap, mos të lëshoj..
në livadhe plot me lule..
të falësh zemrën do të mësoj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024