TEKSTI ORIGJINAL

Dëgjoj gumëzhimën e fjalëve
që vijnë t'më vizitojnë,
si mysafire të papritura,
që dhe nga gjumi të zgjojnë.

Të panjohura, të shumta,
t'pacipa e të zhurmshme,
m'sillen si vorbull nëpër kokë,
fjali me rima të ndryshme.

Në mes të kësaj rrëmuje
poezia më tërheq,
fjalët bëhen vargje
dhe menjëherë ndihem e qetë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024