TEKSTI ORIGJINAL

“… iu falën mëkatet e shumta,
sepse tregoi dashuri të madhe”. (Lk. 7, 47)

O Zot,
më mbush me dashuri,
vetëm me dashurinë tënde!

Bëj që, sa të jem mbi këtë tokë
dashurinë tënde të përhap
kudo dhe përgjithmonë!

O Zot Jezus,
sa e madhe është
Dashuria jote!

Bëj që,
edhe kur t’i mbyll sytë e mi,
e kjo zemër e imja të mos rrahë më,
unë të vazhdoj të jem
një fli e përjetshme dashurie,
në përngjasimin tënd,
o Zot Jezus!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024