TEKSTI ORIGJINAL

Si nuk të mjaftoi,
Njeri të bëheshe si ne,
Ty, o Biri i Perëndisë?

Si nuk të mjaftoi,
të lindje në varfëri
e në mërgim si shumë në botë?

Si nuk të mjaftoi
gjithë kjo Ty,
që as toka as qielli s’mund Të të mbajnë?

Dhe linde,
në mesin e dimrit të një populli,
që vetë e zgjodhe.

Si nuk të mjaftoi as kjo,
Ty që në dimrat e historisë
e të popujve linde?

Dhe sikur as kjo,
Të mos të mjaftonte,
Ti linde në dimrat e zemrave tona.

E me praninë tënde të brishtë,
i heshtur dhe i harruar,
çdo dimër në Pranverë e shndërrove!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024